Pro Gips

Patinime, Lyerje, Grafiato, Dekor

knauf

Ngjyrë, stil dhe qëndrueshmëri

Patinimet dhe lyerjet janë hapa të rëndësishëm në përfundimin e punimeve ndërtimore, të cilat nuk kanë vetëm funksion estetik, por edhe mbrojtës. Ato krijojnë një shtresë të qëndrueshme që e mbron murin nga ndikimet e jashtme si lagështira apo papastërtitë. Falë teknologjisë moderne të bojërave dhe materialeve patinuese, mund të arrihen sipërfaqe jashtëzakonisht të lëmuara dhe uniforme, që i japin ambientit një pamje të pastër dhe elegante. Për më tepër, procesi është i shpejtë dhe nuk kërkon mirëmbajtje të shpeshtë.

Ne ofrojmë shërbime të avancuara për përpunimin e sipërfaqeve të brendshme dhe të jashtme, duke përdorur teknologjitë më të fundit dhe materiale me cilësi të lartë.

  • Boja Dekorative:
    • Zgjidhje estetike për mjedise moderne dhe tradicionale.
    • Punime artistike dhe me efekte speciale për t’i dhënë personalitet hapësirës
    tuaj.
  • Stuko Veneciane dhe Kourasanit:
    • Materiale cilësore për të krijuar sipërfaqe të ndritshme dhe me teksturë unike.
    • Zbatimi profesional për të siguruar jetëgjatësi dhe rezistencë.
  • Trajtime të Specializuara Sipërfaqesh:
    • Aplikimi i kole + rrjetë për forcim dhe mbrojtje të mureve.
    • Përfundime me grafiato, ideale për sipërfaqe rezistente dhe dekorative.
    • Zgjidhje për fasada dhe mure të brendshme, duke kombinuar funksionalitetin dhe estetikën.
konsulencë

Ofrojmë konsulencë profesionale.

inspektim

Inspektimi i detajuar  dhe siguri maksimale.

cilësi

Cilësi në çdo hap të procesit.

Grafiatoja dhe teknikat dekorative janë ideale për ata që kërkojnë një stil unik dhe të personalizuar në hapësirat e tyre. Me struktura të ndryshme dhe efekte vizuale të veçanta, këto finitura i japin murit karakter dhe thellësi. Grafiato është veçanërisht rezistente ndaj kushteve të jashtme dhe përdoret shpesh për fasada, ndërsa teknikat dekorative si stucco, efekti mermeri apo relievet moderne përdoren për ambiente të brendshme me klas. Këto përfundime ofrojnë jo vetëm bukuri, por edhe qëndrueshmëri afatgjatë.

Benefit From Us :

Konsulta për

këdo

Mos hezitoni të na kontaktoni.

Tiranë

Rruga “Kastriotet”, Kthesa e Kamzes, 

info@progips.com

Për cdo informacion mund të na shkruani dhe në email.

Ndërtojmë

Ekselencën,

Formësojmë

Vizionet

Mega tek

Project