Pro Gips

Shërbimet

Aksesorë për ndërtim

Të gjitha komponentët për realizimin e sistemeve KNAUF.

kontrata e përgjithshme për shtëpinë.​

Pllaka gipsi KNAUF, konstruksione metalike, fibra minerale, dhe pllaka akustike.

Shërbime speciale: instalime elektrike dhe hidraulike, shtrime dyshemesh (pllaka dhe parket), fasada moderne me etalbond dhe xham.

mure dhe izolim

Materiale termoizoluese: lesh guri dhe lesh xhami për izolim të qëndrueshëm dhe efikas.

Suvaje të brendshme dhe të jashtme: me bazë gipsi dhe çimentoje për muret dhe fasadat.

plani i

procesit

Krijimi i Planit

Krijimi i një skeme që do të udhëheqë zhvillimin e projektit.

Zgjedhja e Materialeve

Përzgjedhja e materialeve të përshtatshme për të siguruar cilësinë dhe qëndrueshmërinë.

Përfundimi i Projektit

Kryerja e procesit dhe rishikimi i të gjitha detajeve për të siguruar përputhshmërinë me planin fillestar.

PRO-GIPS sh.p.k ofron një gamë të plotë të sistemeve të ndërtimit KNAUF, të njohura për cilësinë e lartë dhe standardet e larta ndërkombëtare.
 
Sistemet tona përfshijnë:
  • Knauf System D112:
  1. Tavane gipsi me pllakë A13/H13/FS13 12,5 mm, mbi strukturë të thjeshtë.
  2. Tavane gipsi me pllakë A13/H13/FS13 12,5 mm, mbi strukturë të dyfishtë.
  • Knauf System W611:
  1. Suva e thatë e bërë me pllakë gipsi A13/H13/FS13 12,5 mm, e stukuar për një përfundim të pastër dhe elegant.
  • Knauf System W623:
  1. Veshje muri me konstruksion profile CD/UD dhe pllakë gipsi A13/H13/FS13 12,5 mm.
  • Knauf System W111:
  1. Mure ndarëse me një konstruksion UW/CW, të veshur me pllakë gipsi A13/H13/FS13 12,5 mm.
  • Sisteme të tjera KNAUF:
  1. Tavane, mure, fasada, dhe zgjidhje të tjera specifike sipas katalogëve të KNAUF.

Sistemet KNAUF AQUAPANEL janë të specializuara për muret e jashtme dhe ofrojnë qëndrueshmëri dhe rezistencë ndaj kushteve ekstreme.

  • Veshje muri me pllakë cimentato AQUAPANEL:
    - Me konstruksion D.
    - I stukuar dhe suvatuar me llaç armues dhe ngjitës AQUAPANEL për përfundim cilësor dhe afatgjatë.
  • Përfitimet e Shërbimeve Tona:
    • Cilësi e Garantuar: Partneriteti me KNAUF siguron materiale të standardeve më të larta.
    Zgjidhje Ekologjike: Materialet janë miqësore me mjedisin dhe energjetikisht efikase.
    Personalizim dhe Shkallëzim: Sistemet tona përshtaten me nevojat e projekteve të ndryshme, nga ndërtesat rezidenciale deri te projektet industriale.
    Rezistencë dhe Jetëgjatësi: Materialet tona janë të testuara për të siguruar performancë afatgjatë edhe në kushte të vështira.

Ne ofrojmë materiale të avancuara për izolim termik dhe akustik, duke përfshirë:

  • Pambuku Mineral (Termo+ze-izolues):
    Ekoroll Knauf: Material termoizolues me densitet 18 dhe 36 kg/m³, ideal për efikasitet energjetik dhe qëndrueshmëri.
  • Lesh Guri (Termo+ze-izolues):
    KR S (32 kg/m³): Për izolim të përgjithshëm.
    KR SK (40 kg/m³): Për aplikime që kërkojnë densitet më të lartë.
    KR L (50 kg/m³): Për mure dhe tavane.
    KR P (75 kg/m³): Për fasada dhe struktura të tjera.
    KR TF (100 kg/m³): Për izolime industriale.
    KR FAS (120 kg/m³): Për fasada me performancë të lartë.
    KR Z (150 kg/m³) dhe POD EXTRA (150 kg/m³): Zgjidhje premium për izolim të shkëlqyer.

Ne ofrojmë shërbime të avancuara për përpunimin e sipërfaqeve të brendshme dhe të jashtme, duke përdorur teknologjitë më të fundit dhe materiale me cilësi të lartë.

Shërbimet përfshijnë:

  • Patinime dhe Trajtime Sipërfaqe:
    • Trajtim profesional për sipërfaqe gipsi ose të suvatuara për një përfundim
    perfekt.
    • Përgatitje dhe rrafshim sipërfaqesh për aplikime të mëtejshme.
  • Boja Dekorative:
    • Zgjidhje estetike për mjedise moderne dhe tradicionale.
    • Punime artistike dhe me efekte speciale për t’i dhënë personalitet hapësirës
    tuaj.
  • Stuko Veneciane dhe Kourasanit:
    • Materiale cilësore për të krijuar sipërfaqe të ndritshme dhe me teksturë unike.
    • Zbatimi profesional për të siguruar jetëgjatësi dhe rezistencë.
  • Lyerje të Brendshme dhe të Jashtme:
    • Përdorim i bojërave me standarde të larta për qëndrueshmëri dhe estetikë.
    • Përshtatje me mjedisin dhe nevojat specifike të projektit.
  • Trajtime të Specializuara Sipërfaqesh:
    • Aplikimi i kole + rrjetë për forcim dhe mbrojtje të mureve.
    • Përfundime me grafiato, ideale për sipërfaqe rezistente dhe dekorative.
    • Zgjidhje për fasada dhe mure të brendshme, duke kombinuar funksionalitetin dhe estetikën.

- Izolim Termik me Polisterol dhe Lesh Guri KNAUF:
▪ Përdorim materialesh termoizoluese të avancuara për të rritur efikasitetin energjetik të ndërtesave.
▪ Aplikime me precizion për të reduktuar humbjet e energjisë dhe për të siguruar një mjedis të rehatshëm brenda ndërtesës.
- Avantazhet:
▪ Kursim i energjisë.
▪ Reduktim i ndotjes akustike.
▪ Rezistencë ndaj kushteve atmosferike ekstreme.

- Sisteme të Ventiluara për Ajrosje dhe Kontroll Klimatik:
▪ Teknologji moderne që siguron ajrosje optimale dhe mbrojtje nga lagështia.
▪ Zgjidhje elegante dhe funksionale për ndërtesa të larta dhe
rezidenciale.
- Materialet: Përdorim materiale cilësore dhe të qëndrueshme për një pamje moderne dhe jetëgjatësi të strukturës.

- Etalbond:
▪ Panelet prej alumini me performancë të lartë për fasada elegante dhe të lehta.
▪ Rezistente ndaj zjarrit dhe faktorëve të tjerë klimatikë.
▪ Përfundime të ndryshme në bazë të nevojave arkitektonike.
- Xham:
▪ Fasada xhami që ofrojnë dritë natyrale dhe një pamje moderne për ndërtesën tuaj.
▪ Zgjidhje të optimizuara për izolim termik dhe akustik.

1. Punime me Dru dhe MDF
- Zgjidhje për mobilim dhe dekorim të hapësirave të brendshme dhe të jashtme.
- Realizime me dizajne të personalizuara, sipas kërkesës suaj.

2. Veshje me Letra Murale
- Zgjedhje të shumëllojshme të dizajneve dhe llojeve të letrave murale për një prekje elegante dhe unike në muret tuaja.
- Aplikime profesionale për një përfundim të përkryer.

3. Punime me Bojra dhe Materiale Dekorative
- Efekte të ndryshme dekorative që transformojnë hapësirat tuaja me estetike dhe kreativitet.
- Materiale cilësore dhe ekologjike për qëndrueshmëri dhe siguri.

4. Veshje me Gurë, Mermer ose Tulla Dekorative
- Zgjidhje për mure dhe sipërfaqe që kërkojnë një stil natyral dhe elegant.
- Përshtatje me arredimin e përgjithshëm për të krijuar harmoni vizuale dhe funksionale.

1. Instalime Elektrike
- Zgjidhje për ndriçimin e tavaneve, mureve dhe fasadave.
- Instalime për pajisje elektro-shtëpiake dhe sisteme ndriçimi funksionale dhe estetike.

2. Instalime Hidraulike
- Sisteme për tualete, banakë, dhe kuzhina.
- Përdorim i pajisjeve të certifikuara për efikasitet dhe jetëgjatësi.

3. Shtrime Dyshemeje
- Pllaka të Ndryshme: Për një sipërfaqe funksionale dhe estetike në hapësirat e brendshme dhe të jashtme.
- Parket Masiv ose Laminat: Zgjidhje elegante dhe praktike që përshtaten me çdo stil arredimi.

4. Sistem Kondicionimi dhe Aspirimi
- Sisteme tavanore, murale dhe të tjera për ajrosje dhe ngrohje-ftohje efikase.
- Zgjidhje të integruara për komoditet dhe kursim energjie.