Punimet dekorative dhe komplekse janë zgjedhja ideale për ata që kërkojnë diçka më shumë se thjesht një përfundim standard. Këto punime përfshijnë aplikime si relievë artistike, strukturime kreative, punime me gips, piktura murale, ose kombinime të materialeve të ndryshme për të krijuar një identitet të veçantë në ambientin përkatës. Duke përdorur teknika moderne dhe tradicionale, realizohen elemente të sofistikuara që i japin thellësi dhe pasuri vizuale çdo hapësire, qoftë ajo banesë, zyrë apo ambient publik.
1. Punime me Dru dhe MDF
- Zgjidhje për mobilim dhe dekorim të hapësirave të brendshme dhe të jashtme.
- Realizime me dizajne të personalizuara, sipas kërkesës suaj.
2. Veshje me Letra Murale
- Zgjedhje të shumëllojshme të dizajneve dhe llojeve të letrave murale për një prekje elegante dhe unike në muret tuaja.
- Aplikime profesionale për një përfundim të përkryer.
3. Punime me Bojra dhe Materiale Dekorative
- Efekte të ndryshme dekorative që transformojnë hapësirat tuaja me estetike dhe kreativitet.
- Materiale cilësore dhe ekologjike për qëndrueshmëri dhe siguri.
4. Veshje me Gurë, Mermer ose Tulla Dekorative
- Zgjidhje për mure dhe sipërfaqe që kërkojnë një stil natyral dhe elegant.
- Përshtatje me arredimin e përgjithshëm për të krijuar harmoni vizuale dhe funksionale.
1. Instalime Elektrike
- Zgjidhje për ndriçimin e tavaneve, mureve dhe fasadave.
- Instalime për pajisje elektro-shtëpiake dhe sisteme ndriçimi funksionale dhe estetike.
2. Instalime Hidraulike
- Sisteme për tualete, banakë, dhe kuzhina.
- Përdorim i pajisjeve të certifikuara për efikasitet dhe jetëgjatësi.
3. Shtrime Dyshemeje
- Pllaka të Ndryshme: Për një sipërfaqe funksionale dhe estetike në hapësirat e brendshme dhe të jashtme.
- Parket Masiv ose Laminat: Zgjidhje elegante dhe praktike që përshtaten me çdo stil arredimi.
4. Sistem Kondicionimi dhe Aspirimi
- Sisteme tavanore, murale dhe të tjera për ajrosje dhe ngrohje-ftohje efikase.
- Zgjidhje të integruara për komoditet dhe kursim energjie.
Ofrojmë konsulencë profesionale.
Inspektimi i detajuar dhe siguri maksimale.
Cilësi në çdo hap të procesit.
Krahas efektit vizual, punimet komplekse janë dëshmi e mjeshtërisë dhe profesionalizmit në ndërtim. Ato kërkojnë kujdes maksimal në detaj dhe përdorimin e materialeve të cilësisë së lartë, të cilat garantojnë qëndrueshmëri dhe rezistencë në kohë. Ky lloj investimi jo vetëm që i jep stil dhe bukuri ambientit, por gjithashtu e dallon atë në mënyrë të qartë nga ndërtimet e zakonshme. Në një botë ku përshtypja e parë ka rëndësi, detajet bëjnë diferencën.
Mos hezitoni të na kontaktoni.
Rruga “Kastriotet”, Kthesa e Kamzes,
Për cdo informacion mund të na shkruani dhe në email.
Project
Project
Project
Project
Project
Project
Project